Lamtumirë Zef Deda! Benet Beci, homazhe për mjeshtrin e humorit: U shua një legjendë!

Shqipëria

Lamtumirë Zef Deda! Benet Beci, homazhe për mjeshtrin e humorit: U shua një legjendë!

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:39
Benet Beci

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka kryer sot homazhe për të nderuar figurën e mjeshtrit të humorit Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

“Është një humbje e madhe ne sot përcjellim me një respekt të jashtëzakonshëm, gjithë qyteti, por besoj gjithë kombi shqiptar, një figurë shumë dimensionale artistike. Me Zefin jemi rritur një brez I tërë, në festa e gëzime, por edhe në ditë të vështira na ka dhënë nga një buzeqëshje.

Ai do mbahet mend për shumë role, do mbahet mend si Chaplini shqiptar.

Ne sot e përcjellim me dhimbje por mendoj se një legjendë do të mbetet gjithmonë me një buzëqeshje në kujtimin e qytetit, një inspirim për brezat si një ikonë që ka shtuar në nderin e Shkodrës faktin e qytetit të artit. Që ka pas gjithmonë artisitë të mëdhenj, kemi për detyra ta cojmë më tej këtë trashëgimi, që I ka dhënë qytetit një emër i madh si Zef Deda.”- u shpreh Beci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat