Të shtëna me armë zjarri në Peqin, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë, policia nis punën për kapjen e autorëve

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Peqin, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë, policia nis punën për kapjen e autorëve

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Leonard Elezi, 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat