Rrëzohet kërkesa e Berishës për shuarje të masës së sigurisë

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e Berishës për shuarje të masës së sigurisë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:29
Sali Berisha

Kërkesa e Sali Berishës për shuarje të masës së sigurisë është rrëzuar.

Vendimi për detyrim paraqitje dhe ndalimi për dalje jashtë vendit ka ngelur në fuqi.

Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Kujtojmë se pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të larguar gjyqtaren Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i ankimimit të Jamarbër Malltezit për sekuestrimin që i është bërë pasurive të tij, të njëjtin vendim e ka marrë dhe për Berishën. SPAK kërkoi të largonte Olldashin nga çështjet e Malltezit e Berishës për shakk të konfliktit të interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat