Liroi Jamarbër Malltezin nga qelia, rrëzohet kërkesa SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi

Shqipëria

Liroi Jamarbër Malltezin nga qelia, rrëzohet kërkesa SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:56
Sali Berisha, Ilirjana Olldashi

Apeli Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të përjashtuar gjyqtaren, Ilirjana Olldashi.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat