A është drejt zbardhjes enigma e zhdukjes së të shumëkërkuarit? Ja si përgjigjet ministri Taulant Balla

Shqipëria

A është drejt zbardhjes enigma e zhdukjes së të shumëkërkuarit? Ja si përgjigjet ministri Taulant Balla

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 00:15
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që nuk dihet asgjë mbi fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt, që në kohen kur të afërmit e tij denoncuan se humbën kontaktet me të, verën e vitit të kaluar.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ka shumë informacione të reja në lidhje me këtë çështje, por u shpreh i rezervuar, pasi informacionet janë të klasifikuara.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Balla deklaroi se “Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje dhe është në rrugën e duhur”.

Pyetje: A ka informacione policia e shtetit, ministria e Brendshme edhe sipas një porosie të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervis Martinajt, ka ndonjë informacion?

Balla: Ka shumë informacion të ri, por do kërkoja mirëkuptim  që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë edhe për vendin ose dyshimet ku është kryer nëse është kryer kjo vepër penale do të hesht.

Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje. Por unë e kam të pamundur, informacioni është i klasifikuar, sekret. Por mendoj se policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat