U vra me 20 plumba në Ekuador, Ergys Dashi pjesë e grupit të Eralb Breçanit, zbulohet vajza “VIP” që kishte fëmijë me të

Shqipëria

U vra me 20 plumba në Ekuador, Ergys Dashi pjesë e grupit të Eralb Breçanit, zbulohet vajza “VIP” që kishte fëmijë me të

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:19
Ergys Dashi

Emri i Ergys Dashit, shqiptarit me origjinë nga qyteti i Durrësit që u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 janar, është zbuluar në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK ku u godit grupi i organizuar kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC.

Ergys Dashi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ekzekutuesi dhe porositësi i vrasjes së tij, ku mbeti e plagosur dhe një grua.

Mbrëmjen e djeshme u zbardh dosja, ku mësohet se anëtarët e grupit kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Ergys Dashin. Nga bisedat e tyre që lidhen me një transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos ai iu bën ndonjë lojë.

“Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili.

Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador. Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje, raporton BallkanWeb.

I ftuar në një emision televiziv gazetari, Spartak Koka, u shpreh se e dashura e Ergys Dashi ka qenë një vajzë e cila ishte pjesë e një spektakli kohëve të fundit.

VoxNews mësoi se bëhet për vajzë me inicialet, Xh.K, konkurrente e “Love Island Albania”,  e cila pak kohë më parë tregoi se është nënë e një djali, babai i të cilit kishte humbur jetën kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë.

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, shprehej ajo brenda spektaklit.

Kujtojmë se Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit 2022 brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Viktima ishte ulur në restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe e qëlluan për vdekje. Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat