Të moshuarës iu grabitën 13 milionë lekë, reagon policia: Jemi në kërkim të fallxhores

Shqipëria

Të moshuarës iu grabitën 13 milionë lekë, reagon policia: Jemi në kërkim të fallxhores

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:22
Fallxhore

Policia e Fierit reagoi pasi një grua në karrocë denoncoi në mediat grabitjen e një shume të madhe parash në banesën e saj prej 13 milionë lekësh të vjetra.

Nëpërmjet në reagimi thuhet se një 60-vjeçar ka denoncuar faktin se një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin.

Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat