Lushnje/ 60 vjeçari denoncon shtetasen: I mori para gruas me pretendimin se do t’i parashikonte fatin

Shqipëria

Lushnje/ 60 vjeçari denoncon shtetasen: I mori para gruas me pretendimin se do t’i parashikonte fatin

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Një 60 vjeçar në Lushnje ka denoncuar në polici një shtetase me pretendimin se ka mashtruar gruan e tij duke i marrë një shumë të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Zhamë.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin.

Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat