Përgjimet e SKY/ Shtyhet me 1 orë seanca gjyqësore për grupin e trafikut të drogës

Shqipëria

Përgjimet e SKY/ Shtyhet me 1 orë seanca gjyqësore për grupin e trafikut të drogës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 10:23
SPAK

Shtyhet me një orë seanca gjyqësore në lidhje me grupin e trafikut që u zbulua falë përgjimeve të SKY, ku mes të arrestuarve janë zyrtare policie si dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se GJKKO shtyhu seancën pasi avokatët të njiheshin me aktet e dosjes në fjalë.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.

Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, në kërkim është shpallur Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat