Dedaj: Politikanë të ardhur nga bota e errët e krimit, godasin deputetët e opozitës

Shqipëria

Dedaj: Politikanë të ardhur nga bota e errët e krimit, godasin deputetët e opozitës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:48
Kuvendi i Shqipërisë

Gazetari, Reldar Dedaj ishte i ftuar një program televiziv ku u diskutua  për denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndërhyrje në zgjedhjet në Shkodër ku pjesëtarë të grupit Bajri janë parë në qendrat e votimit. Dedaj u shpreh se deputetë të ardhur nga bota e errët e krimit godasin deputetët e opozitës.

‘’Ne kemi parë korrupsionin e niveleve të ndryshme të një qeverie më parë, por nuk kishim parë që kriminaliteti të ngjitej në nivele më të larta.

Kjo qeverisje e ka bërë një gjë të tillë. Por ne kemi parë skena shumë më të ashpra.

Ju keni parë në mes të Kuvendit, deputetë të ardhur nga bota e errët e krimit godasin deputetët të opozitës. Pra krimi ka dhunuar i veshur me pushtet’’, tha ndër të tjera Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat