Rama para takimit me liderët e 5 vendeve anëtare të NATO-s: Duhet të ruajmë paqen në rajon

Shqipëria

Rama para takimit me liderët e 5 vendeve anëtare të NATO-s: Duhet të ruajmë paqen në rajon

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:28
Edi Rama

Para nisjes së takimit të liderëve të 5 vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të pranishmit me një fjalim të shkurtër.

Ai uroi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për Ditën e Alfabetit, e më tej tha se ky takim vjen në një moment të vështirë për të gjithë botën, me luftërat dhe krizat në disa shtete. Kreu i qeverisë theksoi nga Shkupi se e rëndësishme është që paqja në rajon të jetë e palëkundshme.

“Së pari në gjuhën shqipe dëshiroj t’u uroj gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut Ditën e gëzuar të Alfabetit. Nga ana tjetër më vjen mirë që sot mblidhemi këtu në një moment jo të lehtë për të gjithë, në një moment luftërash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë dhe rajonin tonë. Në një moment kur këtu në rajon duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, për ta bërë këtë paqe përfundimtare”, tha Rama.

Rama ka takuar dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat