Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dhëndrin e Berishës, Malltezi vendoset në arrest shtëpie

Shqipëria

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dhëndrin e Berishës, Malltezi vendoset në arrest shtëpie

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:33
Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dhëndrin e Berishës, Malltezi vendoset në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka lënë ditën e sotme në fuqi masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi i është lehtësuar masa e sigurimit, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Detajet i dha për mediat pas përfundimit të seancës, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokuatj i cili u shpreh ndër të tjera, që nuk ka vend për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj kreut të “Rithemelit” i cili duhet të paraqitet përpara policisë gjyqësore dy herë në muaj.

Mbrojtësi ligjor i Berishës përsëriti qëndrimin e mbajtur prej tyre qysh në fillim, se procesi është tërësisht i motivuar politikisht dhe se organet e reja të drejtësisë janë nën kontrollin e kreut të qeverisë Edi Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat