11 urdhër-arrestet nga SPAK/ U zbërthyen bisedat nga ‘Sky’ dhe përgjimet e djalit të Erzen Breçanit

Shqipëria

11 urdhër-arrestet nga SPAK/ U zbërthyen bisedat nga ‘Sky’ dhe përgjimet e djalit të Erzen Breçanit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

11 masat e sigurisë janë më vendim gjykate pas kërkesës së prokurorit të posaçëm të SPAK, Vladimir Mara.

Akuza pranon jo zyrtarisht se me rol aktiv rezulton nga hetimet, përftimi i bisedave nga ‘Sky’ dhe përgjimet djali i ish zyrtarit të policisë Brecani.

Shumica e të kërkuarve janë jashtë shtetit dhe dyshohen për trafik ndërkombëtar droge. Ndërkohë Erzen Brecani dyshohet për pastrim parash. Jonida Babameto është arrestuar për kohën kur ishte oficere në Interpol, thanë burimet e Anila Hoxhës dhe ka dyshime se  përcille informacione tek grupi.

Tentativat për të kryer vrasje ndodhën në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020.

Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje në kuadër të hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat