Një familje shqiptare 6-anëtarëshe kthehet nga Gaza, arrin në Shqipëri

Shqipëria

Një familje shqiptare 6-anëtarëshe kthehet nga Gaza, arrin në Shqipëri

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 18:32
Familja shqiptare 6-anëtarëshe

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar se një familje shqiptare 6-anëtarëshe është larguar sot nga Gaza dhe se do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji.

Hasani ka bërë të ditur se ky “operacon sfidues” ka përfunduar me sukses falë bashkëpunimit të diplomatëve në Tel Aviv e Kajro, dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit

“Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, ka shkruar ministri Igli Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat