Zjarr në banesën e një 84-vjeçareje në Elbasan, ka vetëm dëme materiale

Shqipëria

Zjarr në banesën e një 84-vjeçareje në Elbasan, ka vetëm dëme materiale

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Shtëpia e një të moshuare 84-vjeçare është përfshirë nga flakët në fshatin Bathës të Elbasanit.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije në sobën e druve.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat