Gazetari shqiptar ndan historinë e trishtë: Përfundova 20 metra tutje, ja çfarë më shpëtoi jetën nga aksidenti i tmerrshëm

Shqipëria

Gazetari shqiptar ndan historinë e trishtë: Përfundova 20 metra tutje, ja çfarë më shpëtoi jetën nga aksidenti i tmerrshëm

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 10:36
Leonard Olli

Gazetari Leonard Olli, ka rrëfyer në një studio televizive për një aksident që ka pësuar me motor.

Ai e nisi historinë me një send që i ka shpëtuar jetën: skafandrin e tij. Olli shprehet: “Nëse ju sot më shikoni këtu në studio, më shikoni vetëm për shkak të kësaj kaske”.

Leonard Olli: Kjo lidhet ngushtë me jetën time, pasi kam pësuar një aksident. Nëse ju sot më shikoni këtu në studio, më shikoni vetëm për shkak të kësaj kaske.

Burbuqe Spahiu: Po si duket është dikush atje lartë që të do fort.

Leonard Olli: Po patjetër. Ai është i pari, por kjo është e dyta, sepse nëse do ta shikoni edhe nga kamera, këtu keni këto goditjet. Jam përplasur tek xhami i makinës dhe pastaj makina më ka hedhur 20 metra nga krahu tjetër.

Burbuqe Spahiu: Po ju keni qenë i përgjegjshëm sepse keni mbajtur skafandrin. Kjo është.

Leonard Olli: Kam udhëtuar. Kam ndërruar me dhjetëra kaska, edhe motorët pa diskutim.

Rudina Magjistari: Edhe pas aksidentit ke vazhduar ta ngasësh motorin?

Leonard Olli: Pa diskutim! Madje edhe kur kisha hekurat e jashtme, i jepja motorit prapë.

Rudina Magjistari: Gjithmonë më me kujdes ë, më ngadalë.

Leonard Olli: Po jo nuk ishte çështje shpejtësie. Ishte një moment fatkeq do të thoja. Është kjo ndonjëherë që ne flasim, por shumë pak na dëgjojnë këta drejtuesit e institucioneve. Degët e pemëve kishin bllokuar semaforin dhe nuk dukej nëse ishte e kuqe apo jeshile. Ishte dhe natë dhe në momentin që kam kaluar, ishte e kuqe për mua dhe jeshile për krahun tjetër, por unë as nuk e dallova fare. Dhe për këtë arsye, kjo kaskë udhëton bashkë mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat