E dënuar për “marrëdhënie seksuale me dhunë”, vihet në pranga 30-vjeçarja

Shqipëria

E dënuar për “marrëdhënie seksuale me dhunë”, vihet në pranga 30-vjeçarja

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” ka rënë në pranga 30-vjeçarja, Borana Faslliu.

Ajo ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

30-vjeçarja është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më 3 Dhjetor 2022 nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat