Pacientja ndërroi jetë në spital, Prokuroria dërgon për gjykim mjekun e spitalit të Fierit

Shqipëria

Pacientja ndërroi jetë në spital, Prokuroria dërgon për gjykim mjekun e spitalit të Fierit

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një mjek të spitalit të Fierit, i cili akuzohet për “ngelizhencë në trajtimin mjekësor”.

Prokuroria njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mjekun me iniciale S.B., pasi nga hetimet, rezulton se nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, në trajtimin e një pacienteje, që ndërroi jetë.

Sipas hetimeve, transportimi i pacientes nuk u realizua sipas protokollit mjekësor me ekip të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat