A keni folur me Melonin për çështjen e Syrit të Kaltër? Përgjigjet Rama

Shqipëria

A keni folur me Melonin për çështjen e Syrit të Kaltër? Përgjigjet Rama

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 08:03
Edi Rama dhe Georgia Meloni

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse gjatë takimit me kryeministren e Italisë Georgia Meloni është diskutuar për marrjen e ujit nga Syri i Kaltër dhe dërgimi në Puglia të Italisë.

Rama është shprehur se çështja e ujit është një temë e hapur që në vitin 1930 nga çdo kryeministër i Italisë, por që nuk ka ndodhur asgjë. Ai madje tha se Shqipëria është e gatshme nëse do të ketë një investim të mirë që vendi të ishte përfitues.

“Çështja e ujit te Syri i Kaltër është një çështje ose ta them temë që është e hapur që në vitin 1930. Ideja që Puglia të merrte ujë nga Syri i Kaltër. Atë temë e kanë prekur të gjithë kryeministrat italianë dhe ja ku jemi.

Nëse ka mundësi të bëhet dicka ne do ishim shum të lumtur dhe të ishim pjesë e një marrëveshje dhe Shqipëria të kishte fitim. Atëherë pse jo? Por është një projekt gjigand dhe kur shohin koston më pas e lënë për një kohë tjetër”, tha Rama për “Repolitix”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat