​Rama përmend një histori suksesi në sektorin e shëndetësisë

Shqipëria

​Rama përmend një histori suksesi në sektorin e shëndetësisë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e përmendur si histori suksesi, ka njoftuar se në QSUT një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Rama ka shkruar në Facebook se falë ekspertizës së stafit, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Falënderimet për ekipin e jashtëzakonshëm, për Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat