I riu dhunon nënën, arrestohet - dyshohet edhe se i ka vjedhur celularin të atit

Shqipëria

I riu dhunon nënën, arrestohet - dyshohet edhe se i ka vjedhur celularin të atit

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar në Cërrik ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur me fjalë.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ky shtetas dyshohet gjithashtu se i ka vjedhur celularin babait të tij dhe më pas e ka shitur atë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Reagimi i Policisë:

DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur me fjalë. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur celularin babait të tij dhe më pas e ka shitur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat