54-vjeçari kapet në kufi me fishekë

Shqipëria

54-vjeçari kapet në kufi me fishekë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar është vënë në pranga në pikën kufitare të Kakavijës pasi u kap me fishekë dhe krehër pistolete.

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi N. S. Nga kontrollet, në çantën e këtij shtetasi u gjetën 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin”, njoftoi policia.

54-vjeçari nga Lezha u vu menjëherë në pranga ndërsa policia sekuestroi municionin në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat