Ky është 25-vjeçari që vdiq tragjikisht në aksidentin e mbrëmshëm

Shqipëria

Ky është 25-vjeçari që vdiq tragjikisht në aksidentin e mbrëmshëm

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 10:20
Esmerald Nika

Djali që shihni në foto është Esmerald Nika, 25-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Bulqizës.

I riu që drejtonte makinën "Volkswagen", është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga Ylli Rama. Ndërkohë, ky i fundit së bashku me pasagjerin D.S kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Kjo ka bërë që i riu Esmerald Nika të humbte kontrollin e automjetit dhe të përplasej me automjetin që drejtohej nga Ylli Rama.

Mbrëmjen e djeshme, Report Tv transmetoi pamje nga vendi i ngjarjes, ku mjeti me të cilin udhëtonte i riu që ndërroi jetë, ka mbetur pothuajse krejtësisht i shkatërruar nga përplasja e fortë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat