Bulqizë/ Humb jetën në aksident i riu, plagosen dy të tjerë

Shqipëria

Bulqizë/ Humb jetën në aksident i riu, plagosen dy të tjerë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 22:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ndodhi këtë mbrëmje në qytetin e Bulqizës.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, humb i jetën një i ri. Aksidenti u raportua në vendin e quajtur “Mbikalimi Bulqizë”, ku një automjet tip “Benz” u përplasur me një “Volkswagen”.

Shoferi i “Volkswagen”, Esmeraldo Nika, ndërroi jetë në spital, ndërsa shoferi dhe pasagjeri i “Benz-it” ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nga pamjet, duket se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa mjetet janë shkatërruar plotësisht. Nuk dihet nëse shoferët po udhëtonin tej normave të lejuara të shpejtësisë apo kanë qenë shkaqe të tjera që sollën aksidentin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat