Dosja ‘Partizani’/ Fatmir Bektashi paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë pritet

Shqipëria

Dosja ‘Partizani’/ Fatmir Bektashi paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë pritet

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:26
Fatmir Bektashi

Fatmir Bektashi, ortakui Jamarbër Malltezit për ndërtimin te ish- kompleksi 'Partizani' është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokaten tij.

Firma e Bekteshit i dha Malltezit 5.4 milionë euro. 

Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Kujtojmë se në 23 tetor, GJKKO caktoi masën "detyrim paraqitje" për Fatmir Bektashin i cili po hetohet për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat