Panik në bordin e tragetit të linjës Bari-Durrës/ Ndodh e papritura në portin italian, alarmohen pasagjerët

Shqipëria

Panik në bordin e tragetit të linjës Bari-Durrës/ Ndodh e papritura në portin italian, alarmohen pasagjerët

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 10:43
Sipas pasagjereve në traget, ai ka pasur defekt në sistemin e timonit.

Një nga tre tragetet që do të ankorohej këtë të premten në portin e Durrësit nuk ka ardhur. Burime nga porti i Barit bëjnë me dije se trageti AF Marina ka pësuar një avari në nisje.

Ai është dëmtuar në pjesën e bashit. Deri paraditen e sotme, ai nuk është nisur duke lënë dhjetëra pasagjerë në pritje.

Sipas pasagjereve në traget, ai ka pasur defekt në sistemin e timonit. Koha kur që nisur ka qenë thuajse normale pa erë të fortë dhe dallgëzim.

Pasagjeret kanë ndjerë një përplasje. Ndërkohë ata thonë se ende nuk u është komunikuar ora e nisjes. Përveç pasagjerëve të shumtë, në traget janë edhe kamionët e transportit të mallrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat