“Parlamentin dhe komisionet po bllokohen nga opozita”, Balluku: Skena që s’i duhen një vendi që aspiron BE-në

Shqipëria

“Parlamentin dhe komisionet po bllokohen nga opozita”, Balluku: Skena që s’i duhen një vendi që aspiron BE-në

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Belinda Balluku

Balluku: Sa i përket kërkesës së opozitës për komisione hetimore, nuk është një çështje e progres raportit por që është sqaruar në parlament.

Ka një rregullore funksionimi, janë dhënë të gjithë argumentet, dhe nëse në çdo rast do të përdoret cdo momentum i mirë për Shqipërinë, pozitiv, për të kujtuar kërkesat që bëhen për të mbuluar problematikat e opozitës, e udhëheqësve të opozitës dhe do hidhem dhe pak tek pyetja e ambasadorit, se pse nuk ka një reagim për çfarë po ndodh në parlament.

Domethënë parlamentin po e bllokon opozita, edhe komisionet po i bllokon opozita, ne kemi parë njerëz që futen nga dritaret në seli, gjë që kapërcen çdo lloj etike parlamentare, kemi parë burra deputetë t’i vënë gjurin në trup një kolegeje deputete të maxhorancës, kemi parë tym që lëshohet brenda në sallë duke dëmtuar shëndetin e deputetëve kështu që për të thënë të drejtën do t’u bëja pyetjen ju, mendoni se është një situatë normale, mund të sillen në këtë mënyrë deputetët. Mund të ketë thyerje etike të këtij lloji, dhunë fizike kur një deputet është duke folur dhe një tjetër kalon dhe i heq kartën.

Këto janë mosbindje civile por kam përshtypjen se as aty nuk bëjnë pjesë, janë thjesht skena që zhvillohen në një vend sepse aty mund të zhvillohen. Kush do të bëjë një mosbindje civile del në protestë. Nga momenti që në protestë nuk mblidhen dot njerëz, sepse nuk e beson dot njeri këtë lëvizje opozitare, detyrimisht shikojmë skena që nuk i përkasin parlamentit të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat