“Kështu ma ke sjellë vajzën”, halla e të miturës tregon justifikimet kontraditore të drejtoreshës së kopshtit

Shqipëria

“Kështu ma ke sjellë vajzën”, halla e të miturës tregon justifikimet kontraditore të drejtoreshës së kopshtit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 08:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë një lidhje telefonike në një program televizive, familjarja e 3-vjeçares së dhunuar nga edukatorja, përmenden justifikmet që drejtoresha e kopshtit “4 Stinët” i ka thënë kunatës së saj.

Në momentin që vëllai i saj ka shkuar për të marrë vajzën në kopsht pas lajmërimit nga drejtoresha, e ka gjetur 3-vjeçaren duke qarë dhe me këmbën e fryrë. Drejtoresha i ka thënë “e ka pickuar diçka”. Pas mbërritjes së 3-vjeçares në Spitalin e Traumës ku mjeku ka kërkuar informacione për gjendjen e fëmijës, ajo ka thënë “nuk e di, ka rënë nga krevati”.

Nënës së vajzës ajo i ka thënë një tjetër justifikim, të cilin halla e përmend.

Familjarja: Mjeku ka pyetur, i është drejtuar vëllait tim. Vëllai im i ka drejtuar dorën zonjës drejtoreshë dhe zonja drejtoreshë thjesht ka thënë nuk e di, mendojmë që ka rënë nga krevati sepse nga zonja drejtoreshë kanë ardhur 2-3 justifikime. Justifikimi  i tretë, i fundit fare dhe më absurdi ka qenë kështu ma ke sjellë vajzën, i ka thënë kunatës.

Gazetari: “Kështu ma ke sjellë vajzën?”

Familjarja: Po, ky ka qenë justifikimi i tretë që është harruar të përmendet, jo më pak i rëndësishmi por kështu ma ke sjellë vajzën, unë nuk i kam bërë asgjë fëmijës tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat