Goditi me grushte drejtorin e një banke në Kukës, pranga shqiptarit nga Kosova

Shqipëria

Goditi me grushte drejtorin e një banke në Kukës, pranga shqiptarit nga Kosova

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:19
Policia

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Office”. Goditi me grushte, për shkak të detyrës, drejtorin e një banke në qytetin e Kukësit, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohen 16 813 euro, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, që u gjetën gjatë kontrollit në automjetin e 41-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi S. G., me detyrë drejtor i një banke në qytetin e Kukësit, se ishte goditur për shkak të detyrës nga një shtetas, në ambientin e punës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Office”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin S. G. dhe më pas është larguar nga banka.

Pas ndalimit nga Policia, gjatë kontrollin në automjetin e tij, janë gjetur 16 813 euro pa dokumentacion që tregon burimin e tyre, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat