Parandalohet përshkallëzimi i dhunës mes të rinjve në Kukës, procedohen 5 të mitur

Shqipëria

Parandalohet përshkallëzimi i dhunës mes të rinjve në Kukës, procedohen 5 të mitur

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:47
Policia

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se disa shtetas të mitur po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, në rrugë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera me prezencën e prindërve, psikologut dhe mbrojtësit ligjor, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetasit e mitur të përfshirë në konflikt, të moshave 14-17 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, për poseduesin e dorezës metalike, u referuan materialet procedurale edhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më datë 06.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Qam, se është larguar nga banesa, vajza e tij 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat