PD zbardh kërkesën për interpelancë me Ramën: Marrëveshjen për emigrantët do e çojmë në Kushtetuese

Shqipëria

PD zbardh kërkesën për interpelancë me Ramën: Marrëveshjen për emigrantët do e çojmë në Kushtetuese

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:36
PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku përmes një reagimi është shprehur se në emër të PD-së ka depozituar kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen e tij me kryeministren e Italisë, për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit.

Ai u shpreh se për këtë çështje PD do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, të marrëveshjeve të tilla me një impakt kaq të gjerë social.

Reagimi i plotë:

Në emër të Partisë Demokratike, depozitova kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen e tij me kryeministren e Italisë, për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit.

Bëjmë me dije se për të njëjtën çështje dhe objekt do t’i drejtohemi dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, të marrëveshjeve të tilla me një impakt kaq të gjerë social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat