Avokatja e vendosur nga gjykata për Berishën i kërkoi Prokurorisë së Posaçme SPAK të marrë autorizim nga Kuvendi

Shqipëria

Avokatja e vendosur nga gjykata për Berishën i kërkoi Prokurorisë së Posaçme SPAK të marrë autorizim nga Kuvendi

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:30
Sali Berisha

Euronews Albania ka siguruar vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Në dosje mësohet se avokatja Valentina Teodoresku që u caktua kryesisht nga Gjykata e Posaçme GJKKO për seancën e marrjes në pyetje dhe vlerësimin e masës së sigurisë për Berishën ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të urdhërohet që t’i drejtohet Kuvendit.

Siç ka deklaruar ajo, Berisha është deputet dhe duhet të respektohet Kushtetuta.

Ndërkohë, përfaqësues të Partisë Demokratike e kanë cilësuar Teodoreskun “patronazhiste” dhe “komuniste”. Në një deklaratë për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati ajo tha se pavarësisht akuzave është treguar profesioniste.

Ish-kryeministri është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat