Ilir Kulla paraqitet në SPAK, nuk dihen arsyet

Shqipëria

Ilir Kulla paraqitet në SPAK, nuk dihen arsyet

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:38
Ilir Kulla

Është paraqitur në SPAK Ilir Kulla, eksperti i sigurisë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ende nuk dihen arsyet se përse Kulla është paraqitur, ndërsa pritet që të flasë për gazetarët pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

Ai është fotografuar i vetëm, dhe pa avokat.

Kujtojmë se Ilir Kulla ka mbajtur postin e këshilltarit të ish-Presidentit Ilir Meta, ndërsa tani ai njihet si pronar i disa bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat