Rrëfimi i mjekes: Një grua ishte diagnostikuar me kancer gjiri – pasi e kuptoi bashkëshorti, e braktisi

Shqipëria

Rrëfimi i mjekes: Një grua ishte diagnostikuar me kancer gjiri – pasi e kuptoi bashkëshorti, e braktisi

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 23:35
Ilustrim

Anila Kristo – Pema, mjeke onkologe ka folur për betejën e grave me kancerin e gjirit.

Ajo tha se në këto raste qëndrimi afër i familjarëve të jep më shumë forcë për të përballuar betejën.

Megjithatë tregon ajo, ka raste ku pacienti e gjen më tepër forcën te vetja.

I tillë ishte rasti i një vajzë të re, për të cilën mjekja tha se edhe pse e braktisi bashkëshorti, ajo ia doli ta fitojë “betejën” me kancerin e gjirit dhe gjeti forcën për të jetuar një jetë më të mirë.

“Dua t’iu tregoj rastin e një vajze të re të cilën në momentin e diagnozës e la bashkëshorti. Ajo i vazhdoi mjekimet, madje në një moment i bëri analizat me emër tjetër, pasi kishte frikë se në momentin që bashkëshorti e merrte vesh që ajo ishte me kancer në gji mund t’i kërkonte fëmijën.

Ajo i ka mbaruar mjekimet, po bën 6-7 vjet. Është bërë edhe profesoreshë, por ishte shumë e vështirë”, tregoi mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat