Aksident i frikshëm/ Fuoristrada del nga rruga dhe hyn me shpejtësi në rrethrrotullim, shpëton mrekullisht shoferi

Shqipëria

Aksident i frikshëm/ Fuoristrada del nga rruga dhe hyn me shpejtësi në rrethrrotullim, shpëton mrekullisht shoferi

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një automjet, tip Furoristradë ML, me targa AB 040 CM ka dalë nga rruga mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Dimalit. Mësohet se mjeti ka ardhur me shpejtësi  nga Dimali dhe më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me bordurën e më pas i ka hyrë rotondos sipër.

Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin mendohet se është bërë shpejtësi me të cilën po qarkullonte i riu, i cili është shoqëruar në polici për t’ju nënshtruar testit të alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat