Vetëvritet një vajzë dhe një djalë në Vlorë e Durrës, të dy 22-vjeç! Hidhen nga kati i pestë dhe i nëntë

Shqipëria

Vetëvritet një vajzë dhe një djalë në Vlorë e Durrës, të dy 22-vjeç! Hidhen nga kati i pestë dhe i nëntë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Një vajzë dhe një djalë të dy të moshave 22 vjeç janë vetëvrarë duke u hedhur nga pallatet.

Rasti i parë i rëndë u shënua në Vlorë ku vajza, në kushte të rënda depresioni, u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen 24 Maji.

Disa orë më vonë i dha fund jetës 22 vjeçari në Durrës.

Ai u hodh nga  kati i nëntë i pallatit ku jetonte, por ngeci në katin e tretë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve me shkallë për të marrë trupin e të riut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat