Kruja në “pushtetin” e rrebesheve të shiut, lumi “Ishëm” rrëzikon të dalë nga shtrati: Përmbyten disa fshatra

Shqipëria

Kruja në “pushtetin” e rrebesheve të shiut, lumi “Ishëm” rrëzikon të dalë nga shtrati: Përmbyten disa fshatra

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë paraditen e kësaj të shtune zonën e Krujës. Si pasojë e këtyre reshjeve kanë filluar prurjet në lumin Ishëm, ndërkohë po ritet niveli i ujit.

Nëse reshjet do të vijojnë me këtë intensitet rrezikon daljen nga shtrati, raporton gazetari i ABC News, Ahmet Zani.

Lumi Ishëm ka shfaqur problem  për banorët e disa fshatrave. Në njësinë administrative Bubq, nga përmbytjet duke shkaktuar dëme në banesa dhe kultura bujqësore.

Një pjesë e banorëve janë larguar për shkak të përmbytjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat