Deputetët e opozitës krijuan tensione dje në Kuvend, PS mbledh firmat, do të kërkojë përjashtimin e tyre

Shqipëria

Deputetët e opozitës krijuan tensione dje në Kuvend, PS mbledh firmat, do të kërkojë përjashtimin e tyre

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Kuvendi

Partia Socialiste ka mbledhur firmat dhe do t’i kërkojë Kuvendit përjashtimin e deputetëve të opozitës që u përfshinë dje në kaos.

Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.

Sakaq, pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Sekretariatit të etikës.

Ndër të tjera thuhet se një prej deputetët për të cilët do të kërkohet përjashtimi është Ervin Salianji, i cili u bë dje protagonist në sallën e Kuvendit, ku hodhi dhe tymuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat