Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë nga Oqeani Atlantik si dhe brigjet Skadinave.

Moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri të lartë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të jetë intensive dhe hera herës problematike, me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 16-25m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë.

në zonat malore 6 deri 20°C

në zonat e ulëta 14 deri 21°C

në zonat bregdetare 14 deri 23°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat