Gjylameti flet për propozimin e Bashës në Këshillin e Europës

Shqipëria

Gjylameti flet për propozimin e Bashës në Këshillin e Europës

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 01:00
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Lulzim Basha është reporter në Këshillin e Europës dhe luan rolin e zëvendësuesit të saj si shumë kolegë me njëri-tjetrin.

“Nëse doni të tregoni se Lulzim Basha më zëvendësoi mua është një e pavërtetë. Zoti Basha është zëvendësues i imi, sikundër dhe shumë kolegë të tjerë me njëri tjetrin në komitetin politik, që do të thotë nuk është. Zoti Basha është anëtar i delegacionit me të drejta të plota,” – u shpreh ajo.

Në rolin e kryetares së delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Gjylameti tha se nuk është Rama ai që ka propozuar emrin e Bashës, pasi ka një procedurë që zhvillohet. Në këtë mënyrë ajo kundërshtoi Lisandër Hoxhën.

“Rama e çoi zotin Basha në Këshillin e Europës sepse i duhej për ta mbajtur në lojë,” – deklaroi ky i fundit.

“Që ne jemi të superfuqishëm është e padiksutueshme. Edhe partitë e djathta në Këshill të Europës i kemi ndikuar ne për të mbështetur zotin Basha. E kemi bërë dhe këtë. Jemi fajtor,” –  ironizoi Gjylameti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat