"Veprim i një milicie fashiste"/ Braçe shpërthen kundër opozitës: Deputetët po përdorin dhunë për hallin e Sali Berishës

Shqipëria

"Veprim i një milicie fashiste"/ Braçe shpërthen kundër opozitës: Deputetët po përdorin dhunë për hallin e Sali Berishës

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:28
Erion Braçe

Aksionin e opozitës në Kuvend deputeti i PS-së, Erion Braçe e ka cilësuar milici fashiste.

“Provokohesh ti? Nuk ke grenë gjë mëngjes? Të bën dëm për stomakun. Nuk është aksion, por milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të mëresh me deputetin që ke përballë, jo me argument, por me duar, këtu kalojmë në fashizëm. Një grup deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm, fizikisht, këtu jemi në nivelin e milicisë fashiste.”, tha Braçe.

Pyetje: A nuk është provokim kur nxjerr ballkava?

Brace: Ti mund ta hash me kripë. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. Bëhet fjalë një njeri përballë drejtësisë, Berisha përballë drejtësisë. Ky njeriu që është brenda kësaj çështje, bashkë me familjarët e tij, e kanë këtë dijeni. Ndaj përdorin dhunën. Ajo që po ndodh atje brenda nuk ka të bëjë me ça karrige. Do rrimë jo me mikrofon po me zë fyti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat