Përplasjet në Kuvend, Ndoka: Sinjal i qartë që po futemi në një greminë institucionale

Shqipëria

Përplasjet në Kuvend, Ndoka: Sinjal i qartë që po futemi në një greminë institucionale

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:49
Nard Ndoka

Deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ku foli për përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend. Ndoka u shpreh se kjo çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar është një sinjal i qartë që po futemi në një greminë insitucionale.

"Unë do ta konsideroja si periudhën më të rrezikshme për pleuralizmin shqiptar. Këto përplasje si ngjarje shpeshherë kalojnë edhe si lajme pa rëndësi.

Cfarë po ndodh sot në parlamentin e Shqipërisë është një sinjal i qartë që po futemi në një greminë institucionale për faktin që roli i opozitës është që të kontrollojë qeverisjen, pra për këtë votojnë edhe qytetarët.

Kjo po zhbëhet si një e drejtë kushtetuese, si një e drejtë e votës përfaqësuese të qytetarëve me vendime drastike të cilët nuk kanë ndodhur në 30 vite",  tha ndër të tjera Ndoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat