Investimet publike 128.5 miliardë lekë/ Prioritet rindërtimi dhe vazhdimi i projekteve ekzistuese

Shqipëria

Investimet publike 128.5 miliardë lekë/ Prioritet rindërtimi dhe vazhdimi i projekteve ekzistuese

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Shtohen fondet per investimet publike. Në fokus të qeverisë  për vitin e ardhshëm duket se do të jetë përfundimi i projekteve  strategjike në infrastrukturë,hekurudha porte e aeroporte.Në projektbuxhetin  e vitit të ardhshëm fondet për realizimin e investimeve publike janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë.

Nëse e krahasojmë me  një vit më parë  shuma e akorduar për investime është rritur me mbi 6 miliardë lekë për ti dhënë shtysë realizimit të projekteve.Në një kohë që procesi i rëndërtimit është drejt përmbylljes në draftbuxhet  është parashikuar një fond në shumën 7 miliardë lekë për të përfunduar edhe ndërhyrjet e fundit  në rrugë e objekte.

Por përtej vijimit me projektet ekzistuese  në projektbuxhet parashikohen edhe një sërë investimesh të reja me impact për ekonominë. Në listën e projekteve që do të financohen janë Tuneli i Llogarasë, Porti Detar i Durrësit në Porto Romano, hekurudha Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës etj.

Synohet gjithashtu  Zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet, ndërtimit, rehabilitimit  si dhe  zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve.

Investime parashikohen edhe në sektorin e energjisë kryesisht në drejtim të  reduktimit të  mëtejshëm të humbjeve të energjisë elektrike, rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike si dhe shtimi i përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat