Rakip Suli nuk i përgjigjet kërkesës së SPAK, nuk paraqitet për të dhënë dëshminë

Shqipëria

Rakip Suli nuk i përgjigjet kërkesës së SPAK, nuk paraqitet për të dhënë dëshminë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:06
Rakip Suli

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është në pritje të kryebashkiakut të Kamzës Rakip Sulit, të cilit i është dërguar ‘ftesa’ për të dytën herë, pasi ai nuk u paraqit ditën e sotme.

Kryebashkiakut Rakip Suli duhet të paraqitet më 6 nëntor. Në rast të mos paraqitjes së Sulit dhe kryetarit të këshillit bashkiak të Kamzës, SPAK do të urdhërojë shoqërimin e tyre nga policia e Kamzës.

Hetimet po zhvillohen në raport me dy denoncime. Njëra prej tyre nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kamzës në adresë të kryebashkiakut Rakip Suli. Për këtë çështje në orën 10:00 ishte thirrur edhe kryetari i Këshillit Bashkiak, z.Peposhi i cili ka refuzuar të paraqitet, ndonëse SPAK i ka dërguar ftesën si person që ka dijeni, por edhe si person i kallëzuar përmes policisë lokale.

Rakip Suli do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryen për dëmshpërblimet e tërmetit. SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat