I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, kapet në flagrancë 41-vjeçari në Fier

Shqipëria

I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, kapet në flagrancë 41-vjeçari në Fier

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit.

Bëhet me dije se 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Koxhaj. Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat