PS kallëzim për deputetin e PD/ “Bandë hajdutesh”, Vasili: Nuk ua mban të çojnë në SPAK Ramën

Shqipëria

PS kallëzim për deputetin e PD/ “Bandë hajdutesh”, Vasili: Nuk ua mban të çojnë në SPAK Ramën

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:06
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas denoncimit që grupi parlamentar i PS-së, ka bërë për deputetin Bledion Nallbati.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se deputetët e PS kanë frikë që të kallëzojnë në SPAK, kryeministrin Rama që sipas tij vjedh qindra miliona euro.

“Këta bagëtitë e rilindjes në Parlament nuk ju a mban gjëkundi dhe nuk e kallëzojnë ne SPAK Edi Ramen, që firmos fap fap fap dhe vidhen qindra milion euro.

Dhe kur Edi Rama në parlament nxjerr nga goja ujëra te zeza nuk jua mban ta dënojnë!

Çfarë bande hajdutesh pa moral dhe pa dinjitet!
Ptu!”
, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat