U godit nga deputeti demokrat/ Sinaj: Incident i sajuar nga Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë

Shqipëria

U godit nga deputeti demokrat/ Sinaj: Incident i sajuar nga Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 14:00
Vullnet Sinaj

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, u shpreh për mediat një ditë pas incidenti në Kuvend, se gjithçka ishte e sajuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ishte një incident i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare”, tha Sinaj, duke treguar se nuk do të bëj denoncim për Bledion Nallbatin, i cili e goditi gjatë seancës plenare.

“Nuk ishte personale. Nuk kam gjë me të. Unë personalisht nuk do të bëj denoncim, por do të jem pjesë e Grupi parlamentar të Partisë Socialiste”.

Ndërkohë, pas incidentit, deputeti Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca plenare, sipas vendimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Rendi i ditës u anashkalua të hënën në Kuvend, pas tensioneve që krijuan në sallë deputetët e opozitës. Ata bllokuan foltoren dhe më pas kryeparlamentarja njoftoi mbylljen e seancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat