Lita: Përse prokurorët e SPAK shkuan në SHBA

Shqipëria

Lita: Përse prokurorët e SPAK shkuan në SHBA

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:14
Gazetari Lavdrim Lita

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar vizitën e prokurorëve të SPAK në SHBA.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita është shprehur se partneri strategjik i Shqipërisë nuk është vetëm në nivelin diplomatik por dhe në atë të drejtësisë apo dhe të ekonomisë.

Më tej ai nënvizoi se Lufta ndaj pandëshkueshmërisë do të thellohet duke shtuar se drejtësia dhe shteti i ka të gjitha shanset që të fitojë.

“Janë vizita pune me departamente të caktuara siç janë FBI, DEA. Ne duhet të kuptojmë se partneriteti strategjik me SHBA nuk është vetëm në nivelin diplomatik apo politik por është dhe në nivelin e drejtësisë dhe ekonomisë. Janë prokurorë që po merren me dosje shumë të rënd rwndësishme që kanë nevojë për një bashkëpunim dhe me partner sidomos me disa dëshmitarë apo prova që gjendet në SHBA.

E dimë që grupet kriminale në Shqipëri kanë tentuar që të bëjnë atentate ndaj prokurorëve. Lufta ndaj pandëshkueshmërisë do të thellohet dhe pa dyshim që do të jetë një përplasje ballore dhe sigurisht shteti apo drejtësia i ka të gjitha shanset që të fitojë. Dështimi i SPAK në dosje madhore do të ishte shumë me kosto jo vetëm në reputacionin e reformës në drejtësi por dhe në pikëpamje ndërkombëtare”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat