Tetori Rozë, ndriçohet godina e Kuvendit të Shqipërisë

Shqipëria

Tetori Rozë, ndriçohet godina e Kuvendit të Shqipërisë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:09
Kuvendi i Shqipërisë

Godina e Kuvendit të Shqipërisë u ndriçua këtë mbrëmje me ngjyrën rozë, në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.

Ditën e sotme, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua edhe aktiviteti “Të luftosh kancerin e gjirit”, për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për identifikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare, që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat