144 të arrestuar për kontrabandë! Në 9 muaj janë kryer 100 operacione

Shqipëria

144 të arrestuar për kontrabandë! Në 9 muaj janë kryer 100 operacione

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:04
Foto nga vendi i ngjarjes

144 persona kanë rënë në pranga në 100 operacione të ndryshme të kryera nga Policia e Shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti kundër mallrave të kontrabanduara.

Secili nga të arrestuarit rrezikon deri në 5 vite burg për kryerjen e kësaj vepre penale. Vetëm gjatë kësaj vere në 24 operacione policia ka sekuestruar medikamente, materiale teknologjike si dhe veshje të cilat dyshohet se kanë qenë të kontrabanduara. Sipas ekspertëve, vlera e tyre arrin deri në 1 mln euro.

Referuar statistikave të policisë së shtetit të cilat Top Channel disponon kjo vepër penale ka pësuar ulje nga një vit më parë ku për të njëjtën periudhë u shënuan 133 raste si dhe u arrestuan 163 autorë. 144 persona kanë rënë në pranga në 100 operacione të ndryshme të kryera nga policia e shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti kundër mallrave të kontrabanduara.

Vetëm javën e fundit në vend janë kryer disa operacione si në Lezhë ku u sekuestruan mbi 200 celularë me vlerën 70 mijë euro dhe në pranga u vendos një person si edhe në shkodër ku u arrestua një 56-vjeçar duke transportuar ushqime të kontrabanduara.

Në Vlorë u sekuestruan 25 mijë euro çanta dhe veshje dhe u arrestua një 34 vjeçar që i tregtonte. Shqetësues mbetet kontrabandimi i medikamenteve të cilat duke qenë se nuk futen në rrugë të ligjshme janë të dyshimta për origjinën e tyre dhe mund të japin efejkte të drejtpërdrejta në shëndet.

Në një operacion të kryer disa ditë më parë në kryeqytet u sekuestruan medikamente me vlerë rreth 50 mijë euro që vinin kontrabandë nga Greqia, Italia dhe kosova dhe tregëtoheshin në Tiranë, Elbasan, Fier dhe vlorë. Policia arrestoi 16 persona dhe 2 të tjerë i shpalli në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat